×
  • Sport
  • Sport

    Tevez para pak ditësh vizitoi Milanin, por dëshiron të kthehet në Premier Ligë

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 11:16

    Para pak ditësh, sulmuesi Carlo Tevez ka vizituar klubin italian, AC Milan, teksa kishte postuar fotografi në rrjetin social, Instagram, përcjell Reporteri.net.

    Mirëpo, arsyeja e vizitës së tij tek klubi italian mendohet të ishte vetëm për qejfin e tij, asnjë pretendim për të nënshkruar me kuqezinjtë.

    Ndërkaq, The Sun ka raportuar se skuadra angleze, Tottenham Hotspur është shfaqur si pretendent surprizë për të nënshkruar me Carlos Tevezin, i cili është futbollist i lirë.

    Anipse ende nuk ka vendosur që të pensionohet nga futbolli, ai është lojtar i lirë që nga viti 2021.

    Ish-futbollisti i Manchester Unitedit e Manchester Cityt kishte punuar me trajnerin e tanishëm të Spurs, Antonio Conte, në sezonin 2013/14 te Juventusi, ku regjistroi 19 gola dhe shtatë asistime në atë 34 ndeshje në Serie A.

    Përveç dy skuadrave të Manchesterit, Carlos Tevez në Angli kishte luajtur edhe te West Ham United.

    Vlen të përmendet se përveç Milanit, Tevez vizitoi edhe Juventusin, e që është skuadra ku ka luajtur ai, si dhe Intern.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!