Që nga edicioni i kaluar, kur dhe u zyrtarizua si trajner i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është raportuar se futbollisti belg do të largohet nga skuadra spanjolle, përcjell Reporteri.net.
Bëhet fjalë për Eden Hazard ku mediat spanjolle raportojnë se ai uk dëshiron të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton “El Nacional”, sulmuesi i madrilenëve dëshiron të mbetet në “Santiago Bernabeu” së paku deri në fund të kontratës.
Veç të tjerash, drejtuesit e klubit nga Madridi duan që ta huazojë diku 31-vjeçarin gjatë afatit të verës, për ta shitur pastaj në vitin e ardhshëm.
Kontrata e reperezentuesit belg me “Los Blancos” skadon më 30 qershor 2024.
Andaj, interesim për të rikthyer në Ligën Premier atë ka shprehur klubi i Arsenalit javë më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.