×
  • Sport
  • Sport

    Prej portës në portë, portieri i Modenas shënon gol në minuta shtesë dhe i sjellë fitoren skuadrës

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 12:22

    Portieri i skuadrës së Modenas ka shënuar një gol të çmendur, gol ky i cili i solli fitoren skuadrës në minuta shtesë, përcjell Reporteri.net.

    Riccardo Gagno shënoi gol të bukur pikërisht nga porta të cilën e mbronte, deri tek porta e skuadrës së Imoleses, me të cilët u ndeshen të shtunen.
    Modena ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen në shtëpi ndaj Imoleses në kuadër të javës së 36-të në Grupin B të Serie C.

    Megjithatë, fitorja e vendasve erdhi vetëm në minutat shtesë, kur pritej që ndeshja ta mbyllej me barazim 1-1.

    Ishte portieri italian, Riccardo Gagno, i cili shënoi një gol të pabesueshëm thuajse nga porta e tij, për t’ia siguruar tri pikët skuadrës së tij.

    Kjo fitore e mban Modenan në vendin e parë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të sezonit.

    Ky gol i Gagnos mund të jetë vendimtar që Modena të sigurojë ngjitjen në Serie B për sezonin e rij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!