Skuadra e njohur ukrainase, Shahktar Donetsk është paraqitur në fushën e blertë të shtunën, ku kjo ishte ndeshja e parë që ata zhvilluan, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga muaji shkurt, përcjell Reporteri.net.
Ata u pritën në Greqi nga Olympiacos, ku ndeshja ishte vetëm miqësore, por emocionuese, me qëllim që të iu dërgohet mesazh paqe Rusisë, ku në fanellë shkruhej “ndaleni luftën!”/
Olympiacos ishte mikpritës i klubit ukrainas në Greqi, ndërsa të dy ekipet luajtën një miqësore emocionuese të organizuar për të dërguar një mesazh paqeje, ku në fanella shkruhej “ndaleni luftën”.
Të gjitha paratë e mbledhura në Athinë do të dhurohen për gjëra humanitare dhe ndihmë në Ukrainë, ndërsa lodrat që u mblodhën do të dhurohen për fëmijët refugjatë.
Gjatë ndeshjes gjithashtu u mbajt edhe një minutë heshtjeje për të nderuar të vrarët në këtë luftë.
Olympiacos doli fitues në miqësoren falë golit të vetëm të Tiquinhos, por drejtori sportiv Christian Karembeu dhe homologu i Shakhtarit, Sergei Palkin, nënvizuan se rezultati ishte i një rëndësie dytësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.