Sot do të zhvillohen tri sfida në kuadër të xhiros së 28 në Superligën e Kosovës.
Prishtina do të mirëpres Malishevën. Kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren ndaj ekipit të Malishevës. Ndeshjet e fundit Prishtina duket se është këndellur dhe do kërkon të marrë pikët e plota për të siguruar vendin edhe për sezonin tjetër në Superligë.
Edhe Malisheva ka paraqitje të mira këtë sezon, andaj do të jetë një ndeshje interesante. Ky takim sipas njoftimit të klubit te Prishtinës, do të luhet në “Bajram Aliu”.
Drita do të luajë ndaj vendit të fundit në tabelë, Feronikelit. Pritet të jetë një ndeshje e lehtë për ekipin e Gjilanit, pasi Feronikeli nuk ka pasur formë të mirë këtë sezon.
Përballja tjetër do të jetë në mes Ulpianës dhe Llapit, Llapi do të kërkon pikët e plota, pasi kanë kundërshtar Ulpianën. Ekip ky që gjendet në vendin e parafundit në tabelë.
Prishtina – Malisheva luhet me fillim nga ora 13:30, Feronikeli – Drita dhe Ulpiana – Llapi fillojnë në orën 14:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.