×
  • Sport
  • Sport

    Cuadrado shmang pyetjet për rinovimin me Juventus, flet për objektiva të klubit

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 13:54

    Juan Cuadrado ka dhënë sinjale negative lidhur me vazhdimin e kontratës së tij me skuadrën e Juventusit, përcjell Reporteri.net.

    Jo vetëm krosimet dhe asistimet, këto nuk janë të vetmet specialitete të shtëpisë për kolumbianin, i cili në moshën 33-vjeçare mbetet unik në skuadrën e Juventusit.

    Sa i përket këtij sezoni ai numëron 30 paraqitje dhe është më i “popullarizuari” së bashku me Morata-n, 2398 minutat e kaluara në fushë e bëjnë atë lojtarin e dytë në fushë për minuta të tëra, pas De Ligt.

    Pavarësisht kësaj, lojtari kolumbian nuk ka dhënë fare sinjale pozitive për një rinovim të mundshëm me skuadrën nga Torino, ku pas ndeshjes me Cagliarin kur u pyet për një rinovim të mundshëm të tij me Juve, ai tha se nuk ka kuptim të flet për të ardhmen e tij, ndërkaq foli për objektivat e klubit.

    “Nuk ka kuptim të flasim për të ardhmen, besoj se duhet të qëndrojmë të fokusuar për të arritur objektivat tona: vendi i katërt është objektivi minimal, pastaj është edhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!