×
  • Sport
  • Sport

    Probleme për Chelsea, veç presionit, në ndeshjen kthyese atyre iu mungon sulmuesi kryesor

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 16:06

    Skuadra e Chelsea do të përballet atë të Real Madrdidit nesër me fillim prej orës 21:00 në kuadër të çerek finales në Ligë të Kampionëve, përcjell Reporteri.net.

    Veç çresionit të madh në ndeshjen kthyese ku Blutë do të jenë skuadra mysafire e Los Blancos, për teknikun gjerman, Thomas Tuchel do të jetë ndeshje mjaft e vështirë edhe për faktin se nuk do të ketë lojtarët kyç në këtë ndeshje.

    Në konferencë për shtyp, tekniku i Bluve ka thënë se nuk do të mundet që të llogaris në sulmuesin belg, Romelo Lukaku.

    Tuchel ka bërë të ditur se Lukaku ka probleme me tetivën dhe se nuk ka marrur mundin fare që të udhëtojë për Madrid.

    Veç Lukakut, trajneri gjerman nuk do të ketë në dispozicion Hudson-Odoi, Chilëell e Barkley,

    Ndërkaq, prezent do të jetë mbrojtësi, Cesar Azpilicueta, ku sipas Marca para pak ditësh është raportuar se i njëjti do të jetë pjesë e Barcelonës nga vera e këtij viti.

    Vlen të përmendet se skuadra e Carlo Ancelottit kishte triumfuar në “Stamford Bridge” me rezultat 3-1, ku të gjitha golat për madrilienët i kishte shënuar Karim Benzema.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!