×
  • Sport
  • Sport

    Kjaer rikthehet tek Milan, fillon stërvitjet

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 17:05

    Që nga dhjetori i vitit të kaluar skuadra e Milanit është duke luajtur ndeshjet e tyre pa liderin e mbrojtes, shkruan Reporteri.net. 

    Bëhet fjalë për kapitenin danez i cili ishte dëmtuar në ndeshjen e Milanit kundër Genoas.

    Qendërmbrojtësi i kuqezinjve ishte operuar në dhjetor në ligamentin e tij në gju, teksa pas operimit kishte ardhur njoftimi nga klubi i Milan se ai do të mungojë për gjashtë muaj, ku shumë e vlerësuan se kishte mbyllur sezonën.

    Mirëpo, duket se Kjaer ka bërë më mirë, duke qenë se sot ai ka dalur në Milanello, teksa ka nisur të mbajë stërvitjet në mënyrë individuale.

    Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nga Milano, ku kanë postuar fotografitë, teksa vërehet Kjaer duke kryer seanca stërvitore.

    E, për lëndimin e Kjaer kishin reaguar edhe rivali lokal i Rossonerëve, teksa kishin uruar për shërim të shpejtë atë, duke iu referuar si “kampion”.

    Postimi i klubit kuqezi: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!