×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Njëri ish-deputet e tjetri biznesmen, Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi nga sot në listën e zezë të SHBA-së

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 17:16

    Biznesmeni shqiptar Ylli Ndroqi dhe ish-deputeti socialist Aqif Rakipi janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA në Shqipëri në një deklaratë për mediat. Sipas SHBA Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani që ka “ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”.

    Ajo shton se Rakipi prej kohës ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar dhe sipas ambasadës është i lidhur ngushtë me një grup të organizuar kriminal.

    “Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.

    Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thuhet në përcaktimin për Aqif Rakipin.

    SHBA zgjeron listën e zezë me 7 emra tjerë nga Ballkani Perëndimor, në mesin e tyre edhe Nikola Gruevski e një ish-deputet nga Shqipëria

    Ndërkohë Ylli Ndroqi sipas SHBA është pronar mediash dhe ka shfrytëzuar këtë të fundit për të shantazhuar qytetarët shqiptarë përmes kërkesave për para dhe blerje të reklamave në këmbim të mospublikimit në artikujve negativë në media.

    “Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thekson ambasada duke iu referuar Ylli Ndroqit.

    SHBA fusin në listë të zezë ish’kryeministrin Gruevski dhe ish’kryespiunin maqedonas Mijalkov

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!