×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër fillon patrullimi i përbashkët mes policëve të Kosovës dhe Shqipërisë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 16:32

    Ditën e nesërme do të fillojë patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe i Policisë së Shqipërisë për sezonin veror, kjo pasi një muaj më parë është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit nga autoritetet policore.


    Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës bënë të ditur se turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës do të udhëtojë nesër për në Shqipëri.

    “Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 01.07.2019. Takimi informativ me zyrtarë policor do të mbahet në ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Po ashtu një konferencë për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Patrullimi i përbashkët vije pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga dy drejtorët e Policive, drejtorit të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!