Në 30 vitet e fundit, zgjedhjet e 30 qershorit janë të parat në Shqipëri, në të cilat opozita nuk merr pjesë.
Qytetarët në Kosovë po i shohin si zgjedhje komuniste, e të dëmshme për vendin. Për çka sipas tyre, Qeveria e Parlamenti do të duhej të ishin dakorduar për datën e zgjedhjeve, sepse në këtë mënyrë sipas tyre po e dëmtojnë popullin.
Selim Neziraj thotë se këto zgjedhje të cilat po mbahen në Shqipëri, për zgjedhjen e krerëve të bashkive, është një lloj përzierje tek populli. Bardhi i cili është qytetar i Shqipërisë, thotë se këto zgjedhje nuk janë të ndershme.
“Shumë të dobëta, nuk ka zgjedhje pa parti, vetëm Partia Socialiste nuk ka zgjedhje të mira dhe të ndershme, vetëm nëse janë më të bashkuara mund të ketë drejtësi…Duhet të dalin por nuk ka zgjedhje të ndershme, vetëm një nuk ka se çfarë të bëjë”, thotë ai.
E Izet Bilalli, këtë e quan si çmenduri kombëtare, për çka thotë se nuk do të duhej të mbaheshin fare.Për këtë çmenduri kombëtare, siç e quan ai, thotë se fajtor janë vet organet qeverisëse.
Dikush tjetër thotë se këto zgjedhje janë turp për Shqipërinë.“Zgjedhjet i ka bërë Edi Rama, nuk bëhen zgjedhjet vetëm parti, kjo është marre për Shqipërinë, 100 e sa vjet shtet. Kjo është një marre e madhe për popullin shqiptarë”, thotë ai.
Se këto zgjedhje janë të dëmshme, po e thotë edhe Avdi Tasholli.“Shumë të dëmshme, Shqipërinë kush është duke e udhëhequr tmerr…. absolut jo, kurrë jo, si kanë mundësi me votu”, ka thënë ai.
Ndryshe, sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet vendore për 61 kryetarët e bashkive. Në këto 30 vjet, këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.Kjo datë e sotme, është shoqëruar me debate dhe përplasje të ashpra mes palëve, qeverisë, opozitës, presidentit, por edhe ndërkombëtarëve, që kanë mbajtur qëndrime të forta dhe kanë mbështetur që zgjedhjet tw zhvillohen sot, pavarësisht se kreu i shtetit ka dekretuar një ditë tjetër, 13 tetorin për zgjedhjet lokale në konsultime vetëm me partitë e opozitës, pasi kryeministri Rama nuk i shkoi në takim.Këto zgjedhje i kanë kundërshtuar opozita sot përmes një proteste, ku qytetarët kanë bërë thirrje kundër diktaturës dhe kryeministrit Rama.