Nacionalizmi serb është i ndërtuar mbi të njëjtën tezë me atë ruse që artikulohet për gjoja “serbë dhe rusë të rrezikuar” të cilët dikush duhet shpëtuar, thotë kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko.
“Për këtë arsye”, thotë Biserko, “Serbia po e armatosë veten për të synuar pozicionin e liderit rajonal”.
Putin përdor të njëjtën retorikë me atë të Slobodan Millosheviqit, që tani po e përvetëson edhe Aleksandër Vuçiqi, tha ajo.
“Zgjerimi rus në Ballkan po ndodh në një kohë vakumi strategjik, derisa shtetet e rajonit janë ende të pakonsoliduara, të lëndueshme, dhe me identitete ende të papërfunduara gjë që i bën ata të prekshëm ndaj ndikimeve dhe presioneve të jashtme”, tha Biserko për gazetën malazeze “Pobjeda”.
Serbia tash e sa kohë nuk ka kurrëfarë ideologjie tjetër përpos nacionalizmit, shtoi ajo.
“Nacionalizmi serb mbështetet në tezën se populli serb është i rrezikuar, veçanërisht ata që jetojn jashtë Serbisë, dhe se Serbia është e rrethuar me fqinjë me qëllime armiqësore. Prandaj edhe armatimi i madh për të arritur pozicionin e fuqisë rajonale. Kjo, sigurisht, do të thotë mirëmbajtje të vazhdueshme të tensioneve në rajon dhe rritje mosbesimi ndaj fqinjëve përmes propagandës sistematike që u jep mbështetje stereotipeve negative ndaj fqinjëve me të cilët do të duhej të normalizonte marrëdhëniet”, u shpreh Biserko.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.