×
  • Sport
  • Sport

    U akuzuan për racizëm, UEFA dënon Atletico Madridin

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 20:33
    Diego Simeone head coach of A looks on before the UEFA Champions League group D match between Juventus and Atletico Madrid at Allianz Stadium on November 26, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Giuseppe Cottini/NurPhoto via Getty Images)

    Klubi spanjoll, Atletico Madrid është ndëshkuar si pasojë e akuzimit racor, përcjell Reporteri.net. 

    Pas kësaj, UEFA ka njoftuar sot se në ndeshjen e ardhshme të Atletico Madridit ndaj Manchester Cityt do të mbyllë një hapësirë për tifozët në stadiumin e klubit nga Madrdi.

    Ndëshkimi do të fillojë që nga ndeshja ndaj Manchester Cityt, të planifikuar për këtë të mërkurë për duelin e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

    Si rezultat i këtij ndëshkimi nga UEFA,në këtë duel një pjesë e tribunave do jetë e mbyllur (5 mijë vende më pak).

    Përveç kësaj, skuadra spanjolle do të ketë një pankartë me sloganin “Jo Racizmit” në ndeshjen e dytë kundër skuadrës angleze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!