×
  • Lajme
  • Lajme

    23 vjeçarja nga Ferizaj, është femra e parë që rregullon veturat

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 17:58

    Një 23-vjeçare nga Ferizaj punon si automekanike me babanë e saj që shtatë vjet.

    Gjatë gjithë kohës asaj i është thënë se kjo punë është për meshkuj. Pasdite ajo punon edhe si banakiere.

    Dorentina Qerimi tregon se si ka nisur të bëjë punën e automekanikes.

    “Më heret vetëm i kam ndihmuar babait me çelësa derisa e kam marrë besimin në vete për të bërë unë diçka. Klientët më herët nuk më kanë besuar hiç, nuk janë ndjerë rehat me mua, por me kalimin e kohës tash veç mua më kërkojnë”, thotë Dorentina për REL, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tregon se ka marrë komente të shumta se si ky profesion është për meshkuj.

    “Ky profesion është për meshkuj por edhe për femra po. Unë për vete shumë mirë ndihem me këtë profesion. Shumë raste ka pasur kur klientët vet më kanë thënë se ty nuk ka lëmë makinën në dorë se ti e prish. U kam thënë në rregull se kur të bijë babi ta rregullon, por unë e kam marrë e kam rregulluar. Ata kanë ardhur, u kam thënë se babi e ka rregullu dhe mund të shkosh”, ka deklaruar Dorentina.

    Ajo mbetet e habitur pse disa klientë nuk i besojnë në punën që bën.

    “Shumë habitna pse nuk po më besojnë, e unë vet i rregulloj. Por tash po më doket se mirë po do me u bo”, thotë ajo.

    Ajo tregon më tej si është detyruar ta ndërpres shkollimin në drejtimin e automekanikës për shkak të profesorëve.

    “Kam qenë në shkollën teknike (drejtimi) automekanik por nuk kam mundur ta vazhdojë më tutje se së pari nga profesorët kam pasur fjalë jo të mira dhe kam qenë e detyruar të dal, ta ndërpres krejt. Edhe nxënësit edhe drejtoria më thoshin se nuk është profesion për ty. Unë u thosha e bëjë praktikën me babanë. Ata më thoshin: Jo nuk mundesh me përballosh ti”, rrëfen ajo.

    Dorentina më tej tregon si reagojnë sot shoqëria e saj kur e shohin duke rregulluar vetura.
    “Sot shoqëria kur më shohin duke rregulluar kerre, habiten, e ata nuk kanë arritur kurgjë hiç”, thotë ajo.

    Dorentina nuk bën veç punën e automekanikes, ajo pasdite punon në një restorant në Ferizaj si banakiere. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!