Gazetari i njohur italian i cili është ekspert i transferimeve të lojtarëve, Di Marzio dje kishte raportuar se lojtari francez, Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, Real Madrid, përcjell Reporteri.net.
Marzio kishte raportuar se Mbappe ka arritur marrëveshje verbale me gjigantin spanjoll, por sipas gazetarëve në Francë kjo nuk duket të jetë e vërtetë.
Ndryshe, Di Marzio kishte raportuar mbërmë se ylli francez është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Los Blancos” me një pagë 50 milionë euro në sezon, por që kjo mundet të shkojë edhe më lart në bazë të bonuseve.
E, gazetari i “Foot Mercatos”, Santi Aouna ka thënë se ende nuk është bërë e ditur nga nga lojtari francez nëse ka vendosur ose jo për të ardhmen e tij.
Veç kësaj, ai përmend se Mbappe mund të jetë afër rinovimit të kontratës së tij me klubin parisien.
Kështu, kontrata e sulmuesit francez skadon më 30 qershor dhe do të jetë i lirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.