×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet e mundshme, Real Madrid – Chelsea

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 14:08

    Sonte me fillim prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet skuadrës së Real Madridit si dhe asaj të Chelsea, në kuadër të Ligës së Kampionëve, përcjell Reporteri.net.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për ndeshjet çerek finale të Ligës së Kampionëve, ku do të jetë ndeshja kthyese, pasi që e para është luajtur javën e kaluar.

    Në Angli skuadra e Los Blancos kishin triumfuar me rezultat 1-3, ku të gjitha golat për ta i realizoi Karim Benzema.

    Para ndeshjes, në një konferencë për shtyp, tekniku gjerman i Chelsea, Thomas Tuchel ka thënë se kjo do të luajnë fizikisht më tepër në rast se duan të përmbysin rezultatin kundër Real Madridit.

    Formacionet e mundshme:

    Real Madrid: Courtois, Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius, Benzema.

    Chelsea: Mendy, Christensen, Silva, Rudiger, James, Alonso, Kante, Jorginho, Mount, Ziyech, Havertz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!