×
  • Sport
  • Sport

    “Faleminderit që më turpërove”, i fejuari i saj ndahet nga tifozja që vrapoi në fushë pa bluzë

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 15:50

    Një shëtitje pa bluzë nëpër fushë i ka kushtuar me ndarje nga i fejuari i saj një tifozes në Australi, përcjell Reporteri.net.

    Teksa po zhvillohej një ndeshje regbi në Australi, një tifoze hyri në fushë ku filloi të vraponte pa bluzën e saj, duke u sjellur disa herë rreth fushës.

    Tifozja nuk ndaloi, derisa për ta ndaluar atë ndërhynë forcat e sigurimit në stadium.

    Por kjo duket se i ka kushtuar asaj.

    Kjo pasi ajo është detyruar të ndahej dhe nga i fejuari i saj, i cili në një mesazh i shkroi: “Ti je një idiote. Faleminderit që më turpërove. Mos më kontakto më”, të cilin e shpërndau vetë tifozja në rrjetet e saj sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!