×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Shqipëri: Kush votoi e kush i “bojkotoi” nga politikanët kosovarë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 20:20

    Sot në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet lokale, nën hijen e përçarjeve më të mëdha politike, pasi dy partitë opozitare Paria Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kanë braktisur zgjedhjet.


    Por këto zgjedhje i “bojkotuan” edhe udhëheqës shtetërorë, deputetë, por edhe individë me funksione të larta në Kosovë të cilët kohë më parë janë pajisur me pasaporta të shtetit të Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.

    Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, Fatmir Limaj, Visar Ymeri, Albin Kurti, Dardan Milliqaj, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Shpend Ahmeti, , Hydajet Hyseni, Mimoza Kusari – Lila, Arben Gashi, Sabri Hamiti, Behgjet Pacolli, Selim Pacolli, Gazmend Abrashi, Valdete Daka, Shpend Maxhuni, Ramiz Lladrovci janë veç disa nga figurat kryesore që kanë marrë kohë më parë shtetësinë e Shqipërisë.

    Por nga gjithë figurat e lartpërmendura veç dy prej tyre kanë vendosur të votojnë në zgjedhjet locale të Shqipërisë dhe kështu të dalin “pro” Edi Ramës dhe kundër opozitarëve Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

    Në votime ka marrë pjesë sekretari i Partisë Socialdemokrate (PDS) Dardan Molliqaj. Gruaja e tij Besa Shahini që është minitre në Qeverinë “Rama” përmes një postimi në Facebook ka postuar foto ku shihet teksa votojnë të dytë.

    “Votues për herë të parë”, ka shkruar Shahini në Facebook.

    Në votime ka marrë pjesë edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, që është kryetar aktual i Drenasit.

    Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, ku Lladrovci njofton se dy djemtë e tij kanë munguar pasi që janë duke u stërvitur me epikën e Feronikelit për garant në Ligën e Kampionëve.

    Por zgjedhjet lokale ashtu si edhe opozita i kanë bojkotuar të gjithë politikanët tjerë që kanë shtetësinë e Shqipërisë, duke filluar nga kryeministri Ramush Haradinaj, opozitari Albin Kurti, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, deputeti i LDK-së, Arben Gashi e figura të tjera.

    Këta dhe politikanët tjerë që kanë shtetësinë shqiptare të paktën nuk është raportuar të kenë votuar, por as në profilet e tyre nuk kanë bërë ndonjë postim ku tregon se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të votuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!