×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rezultatet e para nga bashkitë kryesore në Shqipëri

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 20:24

    Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar. Në përgjithësi procesi ka kaluar pa incidente.


    Kështu në në Korçë kanë mbërritur kutitë e para në KZAZ 72.

    Në bashkinë Kolonjë kishte një pjesëmarrje prej 31.3%.

    Bashkia Maliq – 14547 ose 29.7%.

    Bashkia Pustec – 2417 ose 57.5%.

    Bashkia Kolonje – 5013 ose 31.3%.

    Po ashtu është mbyllur procesi i votimit në Skrapar. 31 përqind e votuesve kanë marrë pjesë.

    Ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në Lushnjë, ku të pranishëm kanë qenë edhe vëzhgues të OSCE-së dhe ku nuk janë regjistruar probleme.

    Edhe në Lezhë ka nisur procesi i mbledhjes së kutive. E njëjta gjë edhe në Vlorë dhe Elbasan, raporton TCH.

    Janë mbyllur zyrtarisht votimet edhe në Bulqizë deri tani nuk është shënuar asnjë incident. Priten ardhja dhe dorëzimi i kutive të votimit pranë KZAZ nr 18.

    Edhe në Shkodër nisi mbyllja e qendrave të votimit në Shkodër.

    Në Memaliaj pjesëmarrja është regjistruar me 25% , në Dropull 2552 vota nga 20 mijë votues, pra 12,7%.

    Në KZAZ 14, në Mirditë ishin 6200 votues.

    Në KZAZ .nr.15 Kurbin qarku Lezhë kanë votuar 7909 votues rreth 13.8%.

    Ndërkohë kujtojmë se në Sarandë votimi u shty me 30 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!