Ditë më parë në qytetin e Mitrovicës u hap pishina Aqua Park, e cilësuar më e madhja në rajon.
Por “zhurmë” e madhe u bë jo për hapësirën dhe komoditetin që mund të ofroj ajo, por për çmimet marramendëse të hyrjes në këtë pishinë, ku në fillim u raportua se do jetë 8 euro për të rritur dhe 6 për fëmijë.
Banorët e Mitrovicës por jo vetëm përmes rrjeteve sociale reaguan duke i vlerësuar çmime të “çmendura” që nuk shkojnë me të ardhurat e kosovarëve, shkruan Reporteri.net.
Por Reporteri.net ka mësuar nga pushuesit që kanë frekuentuar vikendit këtë pishinë se çmimet janë edhe më të larta gjatë të shtunës dhe të dielës.
Një pushues që ka vizituar të dielën këtë pishinë ka deklaruar për Reporteri.net se çmimi i hyrjes i ka kushtuar 10 euro.
“Çmimi ka qenë 10 për të rritur dhe 8 për fëmijë. Këto çmime janë për dy ditët e vikendit, kurse nga e hëna deri të premtën çmimet janë 8 euro për të rritur dhe 6 euro për fëmijë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se përveç kësaj pishine, Mitrovica ka edhe liqenin artificial që është shndërruar në pikë turistike të qytetit. Liqeni dhe pishina e re kanë pas metra largësi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.