21-vjeçarja Dalore Likaj, po punon me përkushtim në këtë barnatore në Prizren.
Likaj nuk ka asnjë muaj që ka nisur punën këtu, por është jashtëzakonisht e lumtur, pasi për herë të parë po ndihet e barabartë me moshatarët e saj, raporton KTV.
Ndryshe nga Likaj, Selim Maloku ka gjetur punë si kamerier në njërën nga kafenetë në këtë qytet.
40-vjeçari është punësuar pas shumë angazhimeve që kishte si vullnetar.
Menaxheri i qendrës Sindrom Down thotë se përmes aktiviteteve të ndryshme, personat në këtë qendër po trajnohen dhe janë të gatshëm për t’u punësuar.
Sipas tij, gjetja e një vendi pune për ta, qoftë edhe me gjysmë orari, u ndihmon shumë të integrohen në shoqëri.
Në gjithë vendin, sipas Shalës, deri tash janë punësuar dhjetë persona me sindromën Down.
Derisa në Prizren, deri tash, brenda këtij muaji, janë punësuar tre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.