×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet deri të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ”, Oda e Përmbaruesve Privat i reagon minstres Haxhiu

    Reporteri
    13 Prill 2022 | 19:13

    Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës i ka reaguar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas nënshkrimit të udhëzim administrativ për t’i ulur për rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat.

    Nëpërmjet një reagimi në Facebook ata shkruajnë se nga kjo Odë nuk do t’i pranojnë shantazhet politike dhe ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor.

    Tutje shtohet se nuk do të pranohet as “shfrytëzimi i përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar”.

    “Oda e Përmbaruesve të Kosovës është shumë e shqetësuar për zhvillimet e djeshme lidhur me profesionin e përmbarimit! Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar!”, shkruhet në reagim.

    Oda e Përmbaruesve të Privat Kosovës ka njoftuar se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme për shfuqizimin e këtij udhëzimi administrativ.“Oda do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme dersia të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ, siç është publikuar dje nga Ministria e Drejtësisë, ashtu që të rikthehet pavarësia e profesionit, të ri-sigurohet integriteti i përmbaruesit, dhe të shmangen keqkuptimet ose keqpërdorimet e profesionit për fushata politike!”, shkruhet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!