×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Nga sot fillon një ditë e re, nuk fituam betejën por luftën

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 21:30

    Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij pas mbylljes së procesit zgjedhor tha se pas 30 qershori do të fillojë një ditë e re.


    Rama tha se Shqipëria nuk do të shohë më parti molotovësh, por nga sot opozita mori përgjigje për aventurat e mbrapshta.

     

    “Pas pak fillon një ditë e re. Dita dhe koha kur ne përfaqësuesit e vullnetit të rishprehur të shqiptarëve, në radhë të parë duke u përulur, duke reflektuar shumë më tepër se sa sot përpara pasqyrës së qeverisjes në nivelin qendror dhe vendor.

    Ne nuk fituam ndonjë betejë zgjedhore, por fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

    Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë parti molotovësh. Nga sot, mësimi i atyre që guxuan të ndërmarrin aventurën e mbrapshtë është një mësim jo vetëm për ata por për të gjithë partitë politike.

    Nga sot, ne fitimtarët e këtij 30 qershori nuk fituam ngaqë bëmë punë shumë të mira” tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!