×
  • Lajme
  • Shqipëria

    KQZ jep shifrat zyrtare, kaq shqiptarë morën pjesë në votime

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 22:05

    Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka dalë më në fund pas tre orësh nga përfundimi i procesit të votimit, për të raportuar mbi numrin e votuesve në rang vendi gjatë kësaj të diele votimesh.


    Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, është kujdesur që të justifikojë vonesën duke thënë se ka patur ngarkesë pune në dërgimin e kutive të votimit nga qendrat në vendet e numërimit.

    “Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin duke përjashtuar 7 qendrat e votimit në Shkodër, ku nuk është zhvilluar votimi. Ka nisur procesi i dërgimit të kutive dhe na mirëkuptoni për shkak të vonesës së kësaj dalje, duke qenë se qëendrat e votimit kanë qenë të ngarkuara në punë”, tha Hoxha.

    Më tutje ajo ka dhënë disa shifra, për të cilat gjithashtu është kujdesur të shtojë se janë shifra të ardhura nga qendrat e votimit.

    Në total sipas KQZ-së kanë votuar 771 863 shqiptarë, ose thënë në përqindje 21.6% e shqiptarëve me të drejtë vote.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!