Skuadra spanjolle, Barcelona mbrëmë është eleminuar nga Europa Liga, teksa skuadra gjermane e Frankfurtit kishte triumfuar në “Camp Nou”, përcjell Reporteri.net.
Katalunasit u mposhtën në shtëpinë e tyre me rezultat përfundimtar, 2-3.
Veç humbjes, klubi spanjoll është i shqetësuar edhe për “vërshimin” e tifozëve të skuadrës gjermane, ku në stadium në Barcelonë ishin mbi 300 mijë sosh.
Klubi kataluanas ka hapur një hetim të brendshëm për të zbuluar se si ishte e mundur që 30,000 tifozë të Eintracht Frankfurt të futeshin në Camp Nou.
Skuadra gjermane kishte në dispozicion vetëm 5000 bileta për ndeshjen e nesërme, por që në stadiumin e Barcelonës dukej atmosferë me aromë gjermane. Ka pasur disa faktorë për të cilat dyshohet se ka ardhur te mbushja e stadiumit me gjermanë.
Një nga mundësitë që shfrytëzuan tifozët gjermanë ishte edhe blerja e biletave nga tifozët spanjollë. Në xhirimet e shitjes së biletave janë parë gjermanët në prapavijë duke blerë biletat nga ata spanjollë.
Tifozët e Frankfurt u treguan të zgjuar duke shfrytëzuar edhe zonën turistike të stadiumit duke u shtirur si turistë dhe duke siguruar bileta në forma të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.