Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic, ka bërë të ditur se ky sezon do të jetë i fundit për të me klubin anglez, përcjell Reporteri.net.
33-vjeçari u bashkua nga Chelsea në vitin 2017 për 31 milionë funte dhe ka bërë 183 paraqitje për United, duke nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare në verën e vitit 2020 me opsionin e një viti shtesë.
Matic ka bërë 26 paraqitje këtë sezon për klubin, por njoftoi në Instagram se ky sezon do të jetë i fundit për të.
“Pas një mendimi të madh, kam vendosur që ky sezon të jetë i fundit me Manchester United. Kam informuar bordin, menaxherin dhe lojtarët për vendimin tim”, tha Matic.
“Ka qenë një nder dhe privilegj i madh të luaja për këtë klub të madh. Një falenderim i madh për fansat për mbështetjen e palëkundur.
“Tani do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar shokët e skuadrës të përfundojnë sa më fort që të jetë e mundur.”
Ish-reprezentuesi serb u bashkua pesë vjet më parë dhe ka bërë 122 paraqitje në ligë nën drejtimin e Jose Mourinho, Ole Gunnar Solskjaer, Michael Carrick dhe Ralf Rangnick.
Veç kësaj, The Athletic raporton se United ka arritur një marrëveshje verbale me Erik ten Hag për të marrë përsipër menaxherin e tyre nga sezoni i ardhshëm.
Matic ishte pjesë e skuadrës së United që humbi finalen e FA Cup 2018 nga ish-skuadra e tij Chelsea dhe ishte në stol për humbjen në finalen e Europa League 2021.
United ka shumë mungesa akutalisht, ku qëndron pa Luke Shaw, Raphael Varane, Scott McTominay, Fred dhe Edinson Cavani, ku të gjithë do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme.