×
  • Sport
  • Sport

    Modric merr ofertë nga skuadra italiane për t’u bashkuar në verë

    Reporteri
    15 Prill 2022 | 21:09

    Luka Modric ka marrë një propozim nga Juventusi si agjent i lirë nëse largohet nga Real Madrid këtë verë, përcjell Reporteri.net.

    Mesfushori mbush 37 vjeç në shtator, por dëshmoi me asistimin e tij spektakolar kundër Chelseat në Champions League se ai është ende një nga më të mirët në botë.

    Kontrata e tij me Real Madridin skadon më 30 qershor dhe duket se nuk ka nxitim për të vazhduar në Santiago Bernabeu.

    Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Modric ka marrë dy oferta për verën, njëra nga Katari dhe tjetra nga Juventusi.

    Bianconerët kanë një krizë në mesfushë dhe kanë shumë nevojë për një injeksion kreativiteti, diçka që Arthur Melo nuk e ka ofruar që kur u bashkua nga Barcelona.

    Modric do të ishte një kombinim ideal i klasit dhe përvojës, si dhe do të ishte një agjent i lirë.

    Reprezentuesi kroat ka qenë në Real Madrid që kur u largua nga Tottenham Hotspur në vitin 2012.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!