×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton vëllain e tij Shkëlzenin: Ata ranë, që të ngritët populli i shkelur

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 14:35

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij Shkëlzen Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies së tij.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se ka bërë homazhe në Gllogjan dhe në Maznik.

    “Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.
    Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

    Gjithashtu, ai ka thënë se pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!