×
  • Sport
  • Sport

    Barça futet në garë për sulmuesin e Interit

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 16:10

    Barcelona është kthyer në garë për të nënshkruar me Lautaro Martinez nga skuadra e Interit, përcjell Reporteri.net.

    Sport raporton se klubi katalanas është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas pasi ata kërkojnë të forcohen në sulm.

    Interi është i gatshëm të heqë çmimin e kërkuar nëse mund të marrë një lojtar si pjesë e marrëveshjes dhe aktualisht është i hapur për të sjellë Memphis Depay.

    Nga ana tjetër, për sulmuesin argjentinas janë të interesuar edhe skuadra e Arsenalit dhe Atletico Madrdit.

    Nerazzurrët po mendojnë që Lautaron ta shesin në afatin e verës për 60 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!