×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski pranë Barcelonës, gruaja e tij fillon të mësojë gjuhën spanjolle

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 16:18

    Duke se sulmuesi polak i Bayern, Robert Lewandowski është gjithnjë e më pranë kalimit të tij tek skuadra e Barcelonës, përcjell Reporteri.net.

    Kjo pasiqë edhe gruaja e yllit polak, Anna Lewandowska, ka njoftuar përmes Instagramit se po mëson spanjisht.

    “Përshëndetje dashuri! Unë po filloj të mësoj spanjisht. Ndonjë këshillë? Më tregoni”, ka shkruar ajo në rrëfimin e saj.

    Ndonëse arsyet për të mësuar gjuhën e saj mund të mos kenë të bëjnë fare me karrierën e Lewandowskit, kjo vjen mes shumë spekulimeve që e lidhin atë me Camp Nou.

    Veç kësaj, javën e kaluar është raportuar për një marrëveshje të yllit të Bayern me klubin katalunas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!