Sulmuesi i Napolit është “lajkatuar” nga interesimi i Premierligës, raporton Calciomercato, përcjell Reporteri.net.
Arsenali ka bërë një ofertë për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, sipas Area Napoli.
Osimhen ka bërë shumë përshtypje në Serie A me 16 gola me 26 ndeshje këtë sezon, ndërsa Arsenal ka nevojë për një sulmues pas shitjes së Pierre-Emerick Aubameyang dhe largimit të afërt të Alexandre Lacazette.
Megjithatë, ndërsa Osimhen raportohet të jetë i “lajkuar” nga interesimi i Arsenalit, ai dëshiron të luajë futboll në Champions League, diçka që aktualisht nuk garantohet nga Topçinjtë.
Veç kësaj, klubi i Napolit i ka vendosur çmimin rreth 100 milionë euro, ku nga Liga Premier e shohin si të mbivlerësuar.
Vlen të përmendet se sulmuesi polak është i admiruar nga tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.