×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid bën një hap përpara në transferimin e Haaland

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 17:14

    Klubi i Real Madrdit është futur seriozisht në garë për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez, Erling Haaland, përcjell Reporteri.net.

    Gjigantët spanjollë kërkojnë të uzurpojnë Man Cityn me një marrëveshje të vonuar, shkruan Sport.

    Real Madrid ka bërë një lëvizje “të minutës së fundit” për të kapur në verë sulmuesin e Dortmund.

    Një përleshje e madhe transferimi pritet këtë verë për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, me Manchester City që konsiderohet aktualisht si destinacioni më i mundshëm.

    Megjithatë Madridi tani po hyn në garë, krahas përpjekjeve të tyre afatgjata për të nënshkruar me Kylian Mbappe.

    Veç kësaj, edhe klubi i Manchester United si dhe Barcelona janë të interesuara për të kryer shërbimet e lojtarit norvegjez, por që i njëjti ka refuzuar Man Unitedin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!