×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje e “çmendur”, Liverpool shënon golin e tretë ndaj City

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 17:21

    Skuadra e Liverpoolit nuk ka të ndalur, ata kanë shënuar edhe golin e tretë kundër Manchester City, përcjell Reporteri.net.

    Është pikërisht Sadio Mane i cili në fund të pjesës së parë ka trefishuar epërsinë e Reds ndaj City.

    Ky është goli i dytë për Mane, pasiqë në minutën e 17-të shënoi për golin e dytë, pas atij të Konate.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për “FA CUP”, ku po luhet ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave në kuadër të gjysmëfinaleve.

    Veç kësaj, tifozët e skuadrës kampione të Anglisë kanë nisur të lëshojnë stadiumin pas përfundimit të pjesës së parë.

    Rezultati akutal është 0-3 në favor të Liverpoolit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!