Zhdukja e futbollistes me origjinë shqiptare Florijana Ismaili në liqenin e Komos, i ka tronditur të gjithë, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të saj.
24-vjeçarja u zhduk ditën e djeshme, teksa kishte shkuar për t’u larë së bashku me shoqen e saj.
Në një rrëfim për mediat zviceriane, shoqja e Florijanës kishte treguar dramën që ndodhi gjatë mesditës së të shtunës.
Ajo së bashku me futbollisten shqiptare kishin marrë me qira një varkë, teksa kishin shkuar afro 700 metra nga bregu i liqenit. Në një moment 24-vjeçarja kishte vendosur të hidhej në liqen, ku thellësia shkonte afro 100 metra, por nuk arriti të dalë në sipërfaqe.
“Mendova se ndoshta donte të më trembte dhe të dilte nga ana tjetër e varkës. Pas disa minutash e thirra ne emër e dëshpëruar”, tregon shoqja e futbollistes.
Pas 24 orësh kërkimesh, trupi i Florijana Ismailit rezulton ende i humbur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.