Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese. Madje, vetëm brenda 24 orëve të fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës kanë ndodhur gjashtë të tilla.
Në të gjitha rastet, janë meshkujt ata që kanë sulmuar femrat, shumica nga to bashkëshorte, e kjo krejt për motive të ulëta.
Në Lipjan burri ka bërë për spital gruan dhe dy fëmijët e tij, teksa ai është arrestuar nga policia, deri në një vendim tjëtër të organeve të rendit.
Një tjetër i dyshuar mashkull është arrestuar po ashtu nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti kishte sulmuar dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të cilën e kishte mbajtur të mbyllur në banesë.
Ndërsa në Gjilan në orën 23:50 mbrëmë u arrestua një mashkull tjetër, ku pas një konflikti verbal i njëjti sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, të cilat morën tretman mjekësor.
Dhunë në familje brenda 24 orëve pati edhe në Kaçanik. Ai sulmoi motrën e tij, të cilës i shkaktoi lëndime trupore.
E, në Gjakovë bashkëshorti rrahu gruan e tij pas një mosmarrëveshje verbale rreth rrjetit social Facebook. I arrestuari sipas policisë është dërguar në mbajtje.
Në rrugën “Car Dushani” në Mitrovicë, në orën 15:00 dje një nënë u sulmua nga djali i saj. Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.