Tottenham po e ndjek Christian Eriksen teksa planifikon një transferim me kosto zero, raporton Football Insider, përcjell Reporteri.net.
30-vjeçari ka rindezur karrierën e tij me një seri paraqitjesh mbresëlënëse që kur u bashkua me Brentford në një marrëveshje afatshkurtër në janar.
Një burim i afërt me Tottenham ka thënë për Football Insider se Spurs janë ndër klubet e Premier League që monitorojnë Eriksen për një transferim të tij të mundshëm në afatin kalimtar të verës.
Besohet se reprezentuesi danez do të ishte i etur për një rikthim të bujshëm në klubin ku ai kaloi shtatë vjet nëse mund të arrihet një marrëveshje, për të cilën mediat në Angli raportojnë se do të jetë shumë e lehtë për t’u arritur.
Eriksen ka dëshmuar shërimin e tij nga një arresti kardiak verën e kaluar gjatë periudhës së tij në Brentford pasi iu pajis një defibrilator.
Mesfushori danez ka luajtur plot 90 minuta në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të bletëve dhe një formë e tillë ka bërë që të interesohen nga klube të mëdha në Premier Ligë, duke përfshirë këtu edhe skuadrën e Manchester United.
Brentford nënshkroi Eriksen në një marrëveshje deri në fund të sezonit më 31 janar.
Eriksen do të jetë si agjent i lirë këtë verë, gjë që hap derën për një rikthim te Spurs, klubi që u largua dy vjet e gjysmë më parë.
Eriksen mund të ribashkohet me ish-menaxherin e tij Antonio Conte në Londrë.
Dyshja patën sukses të madh së bashku në Inter dhe ndihmuan gjigantët italianë t’i jepnin fund pritjes 11-vjeçare për titullin e Serie A.
Eriksen kontribuoi me 69 gola dhe 90 asistime në 305 paraqitje gjatë periudhës së tij të parë në Tottenham.