Drejtuesit e Manchester City po vazhdojnë bisedimet me Erling Haaland, ku sipas 99min, paga që i kanë ofruar drejtuesit e skuadrës angleze është çmim që vështirë refuzohet, përcjell Reporteri.net.
Si raporton Marca, City po vazhdon qetë dhe sigurt bisedimet me sulmuesin norvegjez për një transferim të mundshëm të tij në afatin e verës.
20-vjeçari po shkëlqen me Dortmundin dhe klubet tjera mund ta marrin për 75 milionë euro në verë.
Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e qendërsulmuesit shtatlartë.
Madje, këta të fundit po mbajnë bisedime progresive me norvegjezin.
Manchester City është i gatshëm t’i japë pagë prej mbi 25 milionë euro Haalandit, të njëjtë me të De Bruynes, plus bonuse tejet luksoze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.