Sipas TuttoMercatoWeb, Manchester United është takuar me përfaqësuesit e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, përcjell Reporteri.net.
“Sulmuesi argjentinas do të godas agjencinë e lirë këtë verë, me një përleshje të ndezur në të gjithë Evropën ndërsa gara nxehet për të siguruar nënshkrimin e tij”, shkruan Tutto.
Për lojtarin e Juventusit janë të interesuar edhe nga skuadra e Interit dhe Milanit të Italisë, por që asnjëra nga këto nuk kanë bërë ende ndonjë takim apo ofertë në drejtim për të sigurar shërbimet e lojtarit argjentinas.
Veç kësaj, sipas Tuttosport është raportuar se Interi është para në garë për të siguruar shërbimet e anësorit të Juve gjatë verës.
Ndërkaq, ditë më parë, ish portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, përmendi se klubi i Juventus nuk ka bërë asnjë gabim duke mos i zgjatur kontratën Dybalas, pasi sipas tij kjo ka qenë zgjidhje e Dybala për t’u larguar, e që nuk ka deshtur që të rinovojë me klubin nga Turin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.