Skuadra e Llapit ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme sot në Zahir Pajaziti, përcjell Reporteri.net.
Llapi e ka mposhtur skuadrën e Dritës me rezultat minimal 1-0, teksa për skuadrën llapjane ngjallen shpresat për një hyrje të Llapit brenda top treshes së Superligës.
E, javën e kaluar skuadra nga Podujeva mposhti Prishtinën dhe siguroi kalimin për në finalen e madhe, e tekniku i llapjanëve, Tahir Batatina e kishte krahasuar kundërshtarin dhe lojën të lehtë si një supë pule,
Një deklaratë të tillë ka dalur edhe sot Batatina, teksa shtoi se supa e peshkut qenka më e lehtë.
“Kam menduar se supa e pulës është e lehtë, por e peshkut qenka edhe më e lehtë”, tha Batatina.
Ndër të tjera, Batatina shtoi se skuadra e tij e synon pozitën e dytë në tabelë.
“Llapi e dëshiron pozitën e dytë. Nuk kënaqemi pa qenë kampion, nënkampion ose pa e fituar Kupën”, shtoi Batatina
Llapi do të përballet me Dritën edhe në finale të Kupës së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.