Skuadra e Manchester United dje falë sulmuesit të saj, Cristiano Ronaldo ia ka dalur të marrë tri pikë, përcjell Reporteri.net.
Ronaldo realizoi tre gola në ndeshjen ndaj Norwich, për “Djajtë e Kuq”.
E për këtë het-trik Ronaldo ka marrur një shumë të konsiderueshme parash.
Ylli portuget ka fituar 850 mijë funte.
Sipas “The Sun”, në kontratën e Ronaldos me Manchester Unitedin parashihet që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të paguhet në formë të bonuseve me 750 mijë funte pas arritjes së shifrës prej 20 golave.
Gjithashtu, CR7 thuhet se merr edhe 100 mijë funte tjera pas çdo goli të shënuar pas shifrës prej 20 golave.
Cristiano Ronaldo pas het-trikut të ditës së djeshme, arriti shifrën e 21 golave këtë sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.