×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon deputeten Marta de Cidrac, kërkon mbështetje aktive nga Franca për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 12:19

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Paris të Francës.


    Ai ka treguar se qëllimi i kësaj vizite është avancimi dhe përshpejtimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Haradinaj është takuar sot me deputeten e Senatit të Francës, Marta de Cidrac.

    Me deputeten franceze Haradinaj tha se ka biseduar për një mbështetje më aktive për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Evropë.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, takova sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, me detyra dhe obligime të plota. Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Europë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!