Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në futbollin ndërkombëtar.
E një i tillë është edhe Leonard Pllana.
25 vjeçari e shënoi golin e fitores së ekipit të tij jug-korean, Jeonnam Dragons në Ligën e Kampionëve të Azisë.
E pas golit, sulmuesi mitrovicas festoi me shqiponjë në stilin e Xhakës e Shaqirit.
Dhe, ky veprim i ka “çmendur” serbët.
Mediat e këtij vendi e kanë quajtur këtë si një provokim.
“Skandal. Simboli i Shqipërisë së Madhe në Kore. Futbollisti nga shteti fals i Kosovës provokon në stilin e Xhakës e Shaqirit”, shkruan Blici serb
Pllana, i lindur në Mitrovicë më 26 gusht 1996, kishte luajtur për të rinjtëe Trepçës, ndërsa karrierën e kishte vazhduar në Evropë në ekipet Grebbestag, Dalkurd, Norrby, GAIS e Brage dhe tash është pjesë e ekipit Jeonnam Dragons.
Ai gjithashtu kishte luajtur edhe për ekipin U-21 të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.