×
  • Sport
  • Sport

    Kosova do të ketë katër skuadra në Evropë, kampioni hyn direkt në fazën e parë të kualifikimeve në Ligë të Kampionëve

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 15:47

    Akutalisht është afër përfundimi i garave të edicionit 2021/22 dhe në periudhën kur do të përcaktohen klubet që do ta përfaqësojnë vendin tonë në garat evropiane, është konfirmuar edhe një lajm i mirë për futbollin kosovar, përcjell Reporteri.net.

    E, në publikimin e ranglistës së fundit të UEFA-s, për renditjen e ligave kombëtare, Superliga e Kosovës ka shënuar përparimin e radhës, e në bazë të këtij progresi është konfirmuar lajmi, të cilin FFK-ja e ka dhënë edhe para fillimit të garave, se nga ky edicion, Kosova do të përfaqësohet me 4 klube në garat evropiane, 3 nga kampionati dhe fituesi i kupës.

    Vep kësaj, lajmi tjetër është se si rezultat i ngritjes së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garojë më në rundin parakualifikues, por do të shkojë direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

    Përparimi i ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit të brendshëm, është një tjetër deshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, por ky është pjesë e planit të kryetarit të  Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!