×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Ademi pas lajmit të UEFA-s: Është dëshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 15:57

    UEFA i ka konfimuar Federatës së Futbollit të Kosovës se nga edicioni i ardhshëm, skuadra kampion në BTK Superligën e Kosovës do të futet direkt në raundin e parë kualifikues në Ligë të Kampionëve, përcjell Reporteri.net.

    Lidhur me këtë reaguar edhe kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili me anë të një postimi në Facebook tha se kjo është dëshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, e që vlerëson se ky është mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

    “Përparimi i Ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit tê brendshëm, është një tjetër dëshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, që është edhe mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Presidentit Agim Ademi”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    Meqë jemi në fazën përfundimtare të garave kampionale, dhe kohës kur do të përcaktohen klubet që do ta përfaqësojnë futbollin tonë në garat evropiane, konfirmohet edhe një lajm i mirë për futbollin tonë.

    Siç u pa edhe në ranglistën e fundit të UEFA-s, për renditjen e ligave kombëtare, liga e Kosovës ka shënuar përparimin e radhës. Dhe në bazë të këtij përparimi, konfirmohet lajmi qe ne FFK-ja e ka dhënë edhe para fillimit të edicionit, se nga ky edicion, liga jonë do të përfaqësohet me 4 klube. 3 nga kampionati dhe fituesi i kupës.

    Mirëpo risia tjetër është se si rezultat i ngritjës së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garoj në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

    Përparimi i Ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit tê brendshëm, është një tjetër deshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, që është edhe mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Presidentit Agim Ademi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!