×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Duhet të tregohemi më të mençur se Serbia

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 13:16

    Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seancë e jashtëzakonshme ku në rend të ditës është vetmen një  pikë ajo e situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


    Dersia sa deputet e partive folën dhe dhanë konstatimet mbi gjendjen e cila mbizotëron në këto vende të banuara me shqiptar dhe për padrejtësit e bëra ndaj tyre, foli edhe i pari i kuvendit Kadri Veseli për këtë çështje.

    Veseli theksoi se deputetët e Kuvendit duhet të bëhet gati në lidhje me veprimet që ndërmerr Serbia e të cilat mund të jenë edhe me të dëmshme për popullatën shqipatr në atë pjesë pas vendimeve të Kosovës sot në Kuvend.

    “Diçka që do të dëshiroja të shtoj, do të ishte mirë e përgëzoj komisionin për temën e rëndësishme që kanë sjellur në këtë sallë të kuvendit. Nuk do të dëgjoj Serbia atë që do të themi ne, përkundrazi ne duhet të bëhemi gati sepse ata do të veprojnë edhe më keq ndaj tyre, në qoftë se ne nuk tregohemi pak ma shumë të mençur edhe në vendimin që marrim sot”, tha Veseli.

    Tutje ai tha se Komisioni duhet të përgatitet që të marr vendime dhe t’i zbatoj në mënyrë që të lehtësoj jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    “Kisha dashtë që më së shumti të fokusohemi jo vetëm në deklarime, por edhe tre studentë të mjekësisë në qoftë se do të regjistroheshin do ishte sukses i kësaj seancë, 500 mijë euro të investoheshin do të ishte mirë por keni parasysh që ka disa vështirësi se Serbia do të mundohet të ju ndal dhe do të veproj kundër kësaj që e themi ne. Komisioni është mirë me u përgatit me i marr disa vendime dhe me u zbatu që të mos ketë vetëm diskutime dhe të ia vështirësojmë jetën qytetarëve tanë”, tha ai.

    Ai u deklarua edhe për çështjen e shtetësisë, ku kërkoi ta shqyrtojnë me kujdes këtë çështje dhe propozoi që popullatës shqiptare në Luginë të pajisen me dokumente por mos t’iu merret nënshtetësia, përpjekje kjo e Serbisë.

    “Edhe për çështjen e shtetësisë, shikoni a është mirë me marrë shtetësi atje edhe me i çregjistruar siç po mundohen, apo më mirë me ju dhanë dokumente dhe me i organizua një jetë të dinjtetshme por jo me i lagu sidomos tani kur është faza e dialogut kur është me rëndësishme vendimmarrja edhe për Kosovën edhe ata vet”, tha Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!