×
  • Sport
  • Sport

    “Unë të dua aq sa ke dashur babin”, Mourinho takon djalin e Maradonës pasi bëri homazhe për të

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 16:43

    Pak orë para ndeshjes në Serie A mes Napolit dhe Romës , Jose Mourinho vizitoi djalin e Diego Maradonas, Diego Jr, përcjell Reporteri.net. 

    Trajneri portugez vizitoi dje muralin Maradona në lagjen Quartieri Spagnoli të Napolit për të nderuar legjendën e Napolit dhe sot i bëri një dhuratë të veçantë djalit të tij, Diego Jr.

    Ndeshja mes Napolit dhe Romës nis këtë mbrëmje në orën 18:00  në Stadio Diego Armando Maradona.

    Diego Jr komentoi takimin dhe marrëdhënien e tyre, duke folur shumë për Mourinhon dhe respektin e tij për babanë e tij.

    “Ne u përqafuam me njëri-tjetrin dhe u emocionuam duke kujtuar babin… Jose Mourinho, ti mik i vërtetë dhe besnik i Diego-s dhe pas Maradonës, shok për mirë apo për keq!

    “Unë të dua aq sa ke dashur babin.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!