Mario Balotelli u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës dhe ka shprehur zhgënjimin e tij pasi u përjashtua me karton të kuq në humbjen 4-0 të Adana Demirspor ndaj Kasimpasa dje, përcjell Reporteri.net.
Sulmuesi 31-vjeçar italian po kalon një sezon të mirë në Turqi, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë katër asistime në 28 paraqitje në Super Ligë këtë sezon.
Pavarësisht se është qendërsulmues, ai ka marrë nëntë kartonë të verdhë këtë sezon.
Balotelli u përjashtua pak para pjesës së parë në humbjen e djeshme të Adana Demirspor ndaj Kasimpasa për një faull pa dhunë ndaj Dogucan Haspolat.
Ai ka reaguar në Instagram pas ndeshjes, duke postuar një histori duke thënë: “Ende po përpiqesh të më bësh të dukem si i keqi.. Më beso, nuk do ia dalësh. Më vjen keq për shokët e skuadrës dhe gjithë familjen e Adana Demirspor.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.