×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e PSG-së të interesuar në mesfushorin e Serie A-së, ofrojnë 50 milionë euro

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 19:24

    Ani pse skuadra e PSG-së dhe Interit nuk janë shfaqur se kanë raporte të mira ndërmjet tyre, ata po mendojnë të bëjnë një marrëveshje për një lojtar cilësor të Nerazzurrit, përcjell Reporteri.net. 

    Ndonëse vitin e kaluar është shpallur kampion në Itali, Interi edhe këtë vit është duke garuar për titullin e Serie A, situatë në të cilën PSG është duke përpiluar me kujdes planin për të bërë për vete njërin prej emrave kryesorë të zikaltërve.

    Bëhet fjalë për Nicolo Barella, mesfushorin kryesor të Simone Inzaghit për të cilin parisienët po bëjnë gati një ofertë tejet joshëse, edhe pse drejtuesit e skuadrës italiane ishin duke e bërë kapiten të skuadrës atë.

    Sipas 90min parisienët kanë shfaqur gatishmërinë për të ofruar shërbimet e Leandro Paredes edhe një shumë prej plot 50 milionë eurosh për të bindur Neroazzurët për të lënë të lirë Barellan të largohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!