Skuadra e Napolit ka lëshuar pikë të rëndësishme sot në shtëpi, shkruan Reporteri.net.
Vendasit e filluan mjaft mirë ndeshjen, ku në minutën e 11-të, i saktë nga 11 metërshi u tregua Lorenzo Insigne, i cili dërgoi në epërsi minimale skuadrën e tij.
Ndërkaq, për skuadrën mysafire, në minutën e 91-të mesfushori italian, Stephan El Shaarawy shënoi për t’i dhënë kështu Romës një pikë.
Pjesë e skuadrës starutese për Napolin ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.6.
Vlen të përmendet se kjo ndeshje mundet që të ia vështirësojë punët Napolit për t’u bërë kampion i Italisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.