Ekipi i Manchester United ka ngushëlluar Cristiano Ronaldon, pasi pak më herët njoftoi se i ka vdekur njëri nga binjakët e porsalindur, shkruan Reporteri.net.
“Dhimbja juaj është dhimbja jonë. U dërgojmë dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë”, thuhet në faqen zyrtare të klubit anglez në Twitter.
Your pain is our pain, @Cristiano ?
Sending love and strength to you and the family at this time. https://t.co/24oyEV8CQi
— Manchester United (@ManUtd) April 18, 2022
Ronaldo pak më heret njoftoi se i ka vdekur njëri nga binjakët e porsalindur.
Ai me pikëllim njoftoi në Instagram për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.
“Me pikëllimin më të thellë ju njoftojmë që djali ynë foshnje ka vdekur”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
“Është dhimbja më e madhe që mund ta ndjejë një prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep fuqinë që ta jetojmë këtë moment me ca shpresë dhe lumturi”.
“Do të donim t’i falënderonim mjekët dhe infermieret për krejt kujdesin dhe mbështetjen”.
Ronaldo dhe familja e tij kërkuan që t’u respektohet privatësia pas kësaj tragjedie familjare, dhe shprehën dashurinë për foshnjen e humbur.
“Jemi të dërrmuar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë periudhë të vështirë”.
“Bebushi ynë, ti je engjëlli ynë. Do të të duam përgjithmonë”./Reporteri.net